Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar mbi 1.5 milionë lekë dhe ka procedohet penalisht 38-vjeçarin që e posedonte këtë shumë, pasi nuk e kishte deklaruar në kufi.

 

Sipas njoftimi të policisë, shuma e sekuestruar u gjet gjatë kontrollit në çantën personale të shtetasit E. D., banues Pezë, i cili do të udhëtonte jashtë vendit. 38 vjeçari tentoi transfertën e parave në mënyrë të paligjshme.

 

Në përfundim të veprimeve materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *