Subscribe

Gjykata e krimeve të rënda dënoi me 36 vite burg në total 6 persona të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 2.5 tonë kanabis drejt Italisë, ndërsa një tjetër mori pafajësinë.

 

I vetmi që mori ulje dënimi nga 16 vite, në 2 vite burgim ishte Aurel Lazaj. Ai perfitoi per  shkak se gëzon statusin e të penduarit dhe dëshmia e tij “zbërtheu” gjithë linjën e trafikut.

 

Për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin dhe me 13 vite Malton Lleshin.

 

Për ish punonjësit e policisë kufitare Gëzim Dervishi e Agron Kapllani, si dhe për ish doganierin e Portit Durrës, Mikail Lila, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, gjykata vendosi dënimin me nga 2 vite burg secili.

 

Nderkohe ish doganieri i Durrësit, Altin Katundi fitoi betejen me drejtesine duke u shpallur i pafajshem

 

Vendimi i togave të zeza nuk u prit mirë nga të pandehurit dhe njëri prej tyre debatoi me avokatin mbrojtës.

 

Droga e dalë nga Shqipëria përmes një kamioni të ngarkuar me lëndë drusore kishte destinacion fundor Gjermaninë, por u pikas nga policia në portin e Ankonas në Itali në Dhjetor të vitit 2017-te.

 

Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis u bllokua në Ankona për shkak të një problemi me dokumentacionin. Të pandehurit dërguan një tjetër kamion me qëllim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre.

 

Por kjo orvatje u diktua nga policia italiane dhe më pas u zbulua edhe ngarkesa e drogës. Sipas hetimit, pritës i ngarkeses ishte i pandehuri Euron Hoti

 

 

 

 

VENDIMI I GJYKATES

 

AUREL LAZAJ           2 VITE BURG

EURON HOTI             15 VITE BURG

MALTON LLESHI      13 VITE BURG

GEZIM DERVISHI     2 VITE BURG

AGRON KAPLLANI   2 VITE BURG

MIKAIL HILA             2 VITE BURG

ALTIN KATUNDI       PAFAJESI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *