Prokuroria e Posaçme kërkoi 35 vite burg për Jemin Sherën, që akuzohet se është organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia në qendër të Tiranës, katër vite më parë.
Shera është ende në arrati, ndërsa hetimet zbuluan se ai formoi grupin e personave që e ndoqën për gjashtë muaj radhazi biznesmenin, derisa e qëlluan me armë.
Hetuesit dyshojnë se Jemin Shera është paguar nga një tjetër person për të realizuar këtë krim të rëndë./vizionplus.tv





