Toka në qytetet Petrinja dhe Zagreb në Kroaci nuk po gjen ende qetësi. Rreth 35 lëkundje të tjera me magnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar këtë të mërkurë ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë për të gjetur personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbeten të lënduar. 20 persona janë plagosur me rëndë nga të cilët 8 janë në rrezik për jetën.

Qindra familje janë në qiell të hapur pasi shtëpitë  e tyre janë shkatërruar plotësisht. Rreth 315 qytetarë kaluan natën në çadra. Ndërkohë disa zona afër qyteti Sisak janë ende pa energji elektrike.

Kryeministri, Edi Rama, njoftoi se për të ndihmuar Kroacinë në këto momente të vështira. Shqipëria i ka dhuruar 250 mijë euro për rimëkëmbjen e qytetit të shkatërruar.

Lëkundjet e fuqishme të tokës u vlerësua në shkallën 6.4 rihter, ndërsa epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *