E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

33-vjeçari ra në pus me shokun e tij/ Flet e motra: Me atë punë e bujqësi siguronin të ardhura

Motra e 33-vjeçarit Bledar Bregu që i mbijetoi rënies në pus tregon për mediat se ai bashkë me shokun e tij Besnik Veliaj ishin futur në pus për ta pastruar.

 

 

Ajo thotë se Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj siguronin të ardhura duke pastruar puse dhe duke bërë punë bujqësie. Sipas saj, Bregu dhe Veliaj janë shokë dhe punonin bashkë.

Reklamë

 

 

“Pusin e hapën për të vaditur tokën. Vëllai është beqar, të dy janë beqarë. Janë shokë. Janë future për të pastruar pusin. Kanë punuar e më parë. Për t’u ushqyer, korrin bar, punojnë ku këtu, ku atje,” tregon ajo mes lotësh.

 

Kujtojmë se 33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës.

 

 

Më shumë video

Reklamë