E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

30 plumba ndaj “Audi-t” të blinduar, çfarë ndodhi dje në Vaun e Dejës, identifikohet një nga autorët

Mbrëmjen e djeshme në Bushat të Vaut të Dejës u qëëlua me breshëri plumbash ndaj një automjeti tip “Audi” të blinduar.

Ngjarja ndodhi teksa automjeti ishte i parkuar dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia gjeti në vendngjarje 30 gëzhoja, të cilat u përkasin dy armëve të ndryshme.

Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit, autorët që dyshohet se kanë qenë më shumë se dy, janë larguar. Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesa të Bushatit.

Reklamë

Burime policore bëjnë me dije se njëri prej tyre është identifikuar dhe shpallur në kërkim, por emri për arsye hetimore emri nuk është bërë publik. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë