Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë.
Ata thonë se përgjatë gjithë muajve të verës në çezmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë, situatë kjo e papranueshme në këto temperatura të larta.
“Vetëm 30 minuta vjen, sa mbushet ky kanali këtu, që e përdorim për një javë pastaj. Ne taksat paguajmë, këta na faturojnë kot, edhe ujë s’na sjellin.”
Më shqetësuese paraqitet situata për amvisat të cilat theksojnë se uji jo vetëm që mungon, por edhe kur vjen është i ndotur.
“Nuk lajmë dot rrobat, i hekurim dhe i veshim me djersë prapë.”
Përballë kësaj situate ata i kanë bërë njëzëri thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershe, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.





