E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

3-vjetori i agresionit rus, ministri Hasani: Shqipëria mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës. Duhet të bëhen përpjekje për paqe

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme  Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizon Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.

“Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në reagimin e tij.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë