Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka kërkuar të dhënat të imtësishme nga stomatolgu që ka kryer ndërhyrjen tek fëmija 3-vjeçari i cili humbi jetën pak ditë më parë.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Në deklaratë thuhet se është e domosdoshne, ligjore dhe etike që mjeku Roland Xhaxho në daljet e tij publike të ishte së bashku me stomatologun që ka bërë mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm.

 

Më tej theksohet se është e pashpjegueshme dhe penalizuese mungesa e emrit të stomatologut kurues.

 “Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media dhe mosparqitja në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

 

Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte së bashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik.

 

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *