Subscribe

Humbin jetën tre pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus, të shtruar në spitalin Infektiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të tre ata kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, tha Flutura Beqo.

Edhe të hënën në spitalin Infektiv humbën jetën 3 pacientë. Që prej nisjes së epidemisë, në vendin tonë janë shënuar 62 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *