Spitali Rajonal i Lezhës informon qytetarët se në këtë institutcion nuk konfirmohen raste të reja me koronavirus.

 

Po ashtu, në njoftimin e spitalit thuhet se janë shëruar 3 persona që ishin me Covid-19, mes tyre edhe kryeinfermierja e sanitarja.

 

“Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë. Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara. Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.”

 

Në Lezhë në total janë identifikuar 14 raste me COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *