Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë tre të pandehur për tenderat në kohë pandemie, konkretisht anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Pas këtij vendimi, reagoi Partia Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit tha se u provua që PD kishte të drejtë.

 

“Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka. Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

 

Ai shprehu keqardhje pse akuzat u ngritën vetëm për nëpunësit dhe jo për hajdutët e vërtetë, që sipas tij, janë Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *