Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri “bilancin e zi” të garës për kryetar në Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kujtoi ata që kanë kandiduar për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitarë në vend dhe fatin e tyre.
“Zgjedhjet e “lira” në PD dhe “Fati i Zi” i kandidatëve për Kryetar:
1- Eduard Selami (emigrant në SHBA)
2- Azem Hajdari (i vrarë)
3- Gramoz Pashko (i vdekur në aksident)
4- Sokol Olldashi (i vdekur në aksident)
Unë mendoj 100% ka qenë rastësi, pa “dashje”…”, u shpreh Kreshnik Spahiu.
Një reagim i tillë vjen në një kohë kur disa demokratë janë bërë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës dhe zhvillimin e një gare për lidership në PD.
Kërkesa e tyre vjen pas humbjes së opozitës në zgjedhje.






HEU, “BILANCIN I ZI” PREJ KATËR KANDIDATËVE
PËR KRYETAR TË PD NË SHQIPËRI TRE T’VDEKUR
A VETËM NJË ËNDË GJALLË,EMIGRANT NË SHBA!
KJO ËSHTË THËNJË ARMIKE,ARMIQËT E POPULL
KOMBIT TONË SHQIPTARË:MË I MIRI SHQIPTAR
ËSHTË,SHQIPTARI I VDEKUR!” PORSE, PREJ TRE
KANDIDATËVE TË LARTËPËRMENDUR JANË TË
VDEKUR PORSE,PËRJETËSISHT JANË MË T’GJALLË
NGA VEPRIMTARIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE.
A, PREJ TË GJALLËVE,I GJALLË ËSHTË PROF. DR.
QË MERITON RESPEKT TË VEÇANTË,TA KTHEJË
DEMOKRACINË NË SHQIPËRI O, NË TERË TROJE
MBARË SHQIPTARE,ËSHTË I NDERUARI PROF.DR.
EDUARD SELAMI. SHUM T’FALA NGA MANI,USA.