Subscribe

Komuniteti i biznesit kundërshton një ligj të miratuar në Parlament, që detyron ndërtuesit që 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit t’ia kalojnë bashkisë për të ndihmuar familjet e pastreha.

 

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e Ndërtuesve, Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania dhe Unioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, kërkohet nga qeveria që të heqë këtë taksë.

 

Sipas tyre, në këtë mënyrë do të rritet kostoja e ndërtimit dhe në fund, çmimi do të rëndojë mbi konsumatorin shqiptar.

 

“Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit. Në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare, Parlamenti ka votuar ligjin për Strehimin Social, i cilin detyron që 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha. Komuniteti i biznesit e konsideron këtë ligj si një taksë të paarsyeshme dhe kërkon rishikimin e saj. Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori. Si hap të parë, komuniteti i biznesit kërkon që ky detyrim shtesë të evidentohet si një zë më vete në kontratën finale të shit-blerjes, në mënyrë që të evidentohet që ky është një detyrim i polikës dhe jo një kosto e ndërtuesit. Nga ana tjetër, komuniteti i bizensit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar këtë çështje, të shfuqizojë nenin detyrues të kësaj takse. Solidariteti për shtresat në nevojë dhe vulnerable, duhet të mbështetet nga të gjithë tatimpaguesit e Shqipërisë dhe jo vetëm nga një segment i caktuar i ekonomisë, siç është sektori i ndërtimit, i cili sot është më i rënduari nga barra e taksave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *