Një 29-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga fqinji i tij në Nikosia, Qipro. Konflikti mes dy të rinjve nisi për një vend parkimi.

 

Autori i krimit, fqinj i 29-vjeçarit, parkoi makinën e tij në trotuar jashtë ndërtesës dykatëshe ku jetonte viktima dhe familja e tij. Mirëpo, këta të fundit i kërkuan që ta largonte makinën prej aty pasi u kishte bllokuar hyrjen.

 

Sherri mes tyre agravoi deri në përdorimin e armës, ku i riu qëlloi në drejtim të 29-vjeçarit, duke e lënë të vdekur. Plumbat kapën dhe babanë e viktimës, i cili u dërgua i plagosur në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *