28 persona të nxjerrë nga rrënojat të gjallë/ Rama: Vijojmë kërkimet

Kryeministri konfirmon për mediat se numri I personave të shpëtuar deri tani nga rrënojat e tërmetit ka shkuar në 28. Rama, shtoi se do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund. Kreu I qeverise shtoi se pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi.
Kryeministri Rama gjen rastin te ngushelloje te gjithe njerezit qe kane humbur te afermit e tyre.
Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit. Edhe pse fjalët i merr era në këto raste,u përcjell ngushëllimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre.
Te gjithe personat e shpetuar jane nxjerre nga rrenojat nga ekipet e shpetimit ne Durres dhe Thumane.
Te 28 personat e nxjerre nga rrenojat jane derguar ne spital per ndihme mjekesore.




