Subscribe

Gjykata e Lartë ndodhet në kolaps nga stoku i dosjeve që presin prej vitesh të shqyrtohen.

 

Në analizën vjetore, zv/kryetari i ketij institucioni tha se ceshtjet mbartura kanë pësuar një ulje, por shifrat tregojnë se situata është ende e rënduar.

 

SOKOL SADUSHI

 

ZV/KRYETAR I GJYKATES SE LARTE

 

Nga 36.000 çështje që prisnin për tu gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764. Për vitin 2022 janë regjistruar rreth 2,082 çështje të reja. Janë dhënë 6,179 vendime gjyqësore, ose 412 vendime për gjyqtarë.

 

Një shqetësim i Gjykatës së Lartë janë rekurset e tepërta, që në shumicën e rasteve janë të papranueshme.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka paraqitur 500 kërkesa për heqje dorë nga rekurset. Ata kanë vlerësuar se me të vërtet nuk është vendi për të bërë rekurs, apo është vendi për të hequr dorë nga rekursi. Institucionet e tjera kanë qënë kryesisht Sigurimet Shoqërore. Ka qënë Kadastra, kanë qënë ministritë e ndryshme, të gjitha ministritë. Qëndrimet strikte që po mban Gjykata e Lartë në drejtim të rekurseve i ka bërë që të reflektojnë që çështja është e humbur në Gjykatën e Lartë dhe kanë hequr dorë.

 

Aktualisht Gjykata e Lartë është me 15 anëtarë, ndërsa 3 anëtarët e fundit të saj pritet të zgjidhen deri në pranverën e vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *