E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

26 efektivë të FA nisin kursin 3-mujor profesional, Nufi: Rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n

26 efektivë të Forcave të Armatosura nisin kursin intensiv dhe profesional 3-mujor të gjuhës angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë – pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të nisjes së kursit dhe duke iu uruar suksese në këtë rrugëtim, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me kursantët dhe pedagogët, ndërsa vlerësoi se:

Reklamë

“Në një mjedis sigurie gjithnjë e më të integruar dhe shumëkombësh, zotërimi profesional i gjuhës së huaj dhe veçanërisht, aftësia për të përdorur saktë terminologjinë tekniko-ushtarake, është një komponent i rëndësishëm i kapaciteteve të personelit ushtarak.”

Sipas Ministrit Nufi: “Ky formim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura me NATO-n dhe në përgatitjen e personelit për të vepruar me efektivitet në struktura, misione dhe angazhime të përbashkëta shumëkombëshe.”

Ndër të tjera, Ministri i Mbrojtjes Nufi falënderoi në mënyrë të veçantë edhe pedagogët e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale, përkushtimin dhe standardin teknik të punës në formimin e kursantëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.