Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në 25-vjetorin e sulmeve ajrore kundër gjenocidit serb në Kovovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani thotë se 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës dhe sipas saj aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë.

Lexo edhe :

Related Posts

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO”, thotë Osmani.

Ajo shton më tej se 25 vjet më parë, aleatët e NATO-s u bashkuan në forcë dhe qëllim për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit të Millosheviqit.

Osmani thekson se ndërhyrja e NATO-s shpëtoi jetë të panumërta dhe hodhi themelet për vendin e lirë dhe demokratik që Kosova është sot.
Presidentja, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër serbëve, Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *