Subscribe

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e rëndë në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha mbeti i pajetë. Nga burimet mësohet se i riu është qëlluar me dy plumba.

 

Ai u ndoq nga policët nga Rruga “Don Bokso” deri tek rruga ku ndodhi ngjarja sepse kishte thyer urdhrin për të mos dalë jashtë pas orës 22.00. Klodjan Rasha u vra nga një efektiv policie pasi sipas policisë, ai ka kërcënuar me armë. Ai ishte i dënuar në 2016 për pengmarrje dhe plagosje. Por për fqinjët, Klodjan Rasha ishte një djalë i mirë.

 

“Ka qenë shumë i mirë si njeri. Nuk ne di me ça është marrë ne e shikonim këtu jashtë dhe ka qenë djalë shumë i mirë. Ishte pa punë. Unë po bëj gati 25 vjet këtu. Djalë shumë i mirë për mua. E shikoja gjithmonë këtu jashtë që rrinte dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk di gjë për arrestimet e tij më parë. Nga ai djalë s’kemi pasur shqetësime asnjëherë”, tha një fqinje për mediat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *