25 shtetas shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit.

Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime pranë drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit të cilët thonë se pas procedurave të përpunimit të dokumentacionit, shtetasit në fjalë janë karantinuar në një prej hoteleve në Pogradec ku do të qëndrojnë 14 ditë.

Në kushte të tilla vijon të rritet numri i shtetasve shqiptarë që hyjnë në vendin tonë përgjatë kësaj situatë duke shkuar në total rreth 400 shtetas që kanë hyrë nga Kapshtica dhe Qafë-Thana në Shqipëri.

Të gjitha hyrjet janë të kontrolluara dhe detyrohen të qëndrojnë në izolim për 14 ditë, çka sjell herë pas here edhe probleme nga emigrantët për përballimin e kostove financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *