Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim këtë të shtunë me shtabin electoral të qarkut të Tiranës, ku premtoi se opozita e bashkuar do ta dërgojë qeverisjen në duart e qytetarëve shqiptarë.
Sipas tij, sot shqiptarët janë bashkuar me koalicionin opozitar për të përmbysur regjimin e korruptuar dhe të inkrimuar, siç e quan ai.
Mediu shtoi më tej se opozita ka detyrimin që ta kthejë Shqipërisë tek shqiptarët, ndërsa vuri theksin edhe tek rëndësia e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Ne kemi detyrimin që të jemi bashkëudhëtarë me shqiptarët, në rrugën e shpresës, të bashkimit, për ta kthyer Shqipërinë tek shqiptarët, për ta kthyer qeverisjen nga duart e krimit, në duart e qytetarëve shqiptarë, nga duart e korrupsionit , në duart e ligjit. Ky është qëllimi që kemi. Kemi përballë një njeri i cili nuk njeh asnjë normë, as njerëzore, as politike, as qytetare dhe as intelektuale, i cili spastroi PartinëSocialiste me listën e vet nga historia e Partisë Socialiste, kontributet e saj dhe kontributorët e saj, për të fuqizuar dhe kontrolluar Partinë Socialiste dhe për ta përdorur atë për interesa private. Opozita kavetëm një detyrë, të ndërtojë marrëdhënie me qytetarët shqiptarë, prandaj është shumë e rëndësishme që fokusi i politikës sonë të jetë pikërsht ajo cka duan shqiptarët. 25 Prilli është një moment i një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare.”





