E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

2362 të vdekur në botë nga virusi kinez, por ka edhe lajme të mira

Numri i viktimave në rang botëror nga koronavirusi ka shkuar në 2362, përfshirë këtu dy rastet e fundit të pacienteve që kanë vdekur të premten dhe të shtunën në Itali.

77 mijë e 662 është numri I personave të infektuar në total që nga dita kur “lindi” koronavirusi.

Nga ky numër I të infektuarve llogaritet që 21 mijë e 29 janë shëruar pasi kanë marrë mjekim në spital.

Megjithatë në këtë situatë dëshpëruese ka edhe lajme të mira.

Reklamë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 397 raste të reja me të infektuar, gati 3-fishi më pak në raport me të infektuarit e regjistruar në ditën paaradhëse.

Një numër të lartë rastesh të reja të evidentuara me koronavirus janë shënuar në Korene e Jugut plot 87 duke e cuar numrin e të prekurve në këtë vend në 433, vendi I dytë më I prekur pas Kinës.

Po ashtu raste të reja janë regjistruar në SHBA,Singapor, Itali, Nigeri, Gjermani, Rusi dhe Japoni.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë