E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të rrëmbejë një foshnje

Pak ditë pasi abortoi, një 23-vjeçare nga Brazili u vesh si infermiere dhe tentoi të rrëmbente një foshnje në maternitet. Mirëpo, u zbulua dhe u kap shumë shpejt nga policia.

 

Talita Meireles tha para policisë se nuk mund t’i tregonte familjes së saj se çfarë i kishte ndodhur.

 

Reklamë

E reja pohoi se u detyrua të kryente abort më 27 qershor.

 

“Kam humbur fëmijën tim. Unë nuk doja t’i tregoja familjes time. Nuk doja t’i tregoja askujt. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Isha e dëshpëruar”, tha ajo para policëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë