Subscribe

23 shtetas shqiptarë vijojnë të jenë në zonen neutrale mes Greqise dhe Shqiperise, te bllokuar pa pasur mundësinë të hyjnë në shtetin tonë dhe as të kthehen në Greqi.

 

Duke qenë se bëhet fjalë për një shumicë që janë shtetas me qëndrim të përhershëm në Greqi, policia kufitare ka dhënë dy mundësi zgjidhjeje. E para te kthehen ne banesat e tyre ne vendin fqinj deri ne nje urdher tjeter. Dhe mundesia e dyte, lejohen te hyjne ne vendin tone vetem kur te jene te pajisur me nje autorizim nga konsullata ne Selanik.

 

Në të kundërt, thane burime prane Drejtorise se Kufirit, asnje prej tyre nuk do lejohet te kalojë kufirin. Po sipas të njëjtave burime, shtetasit që nuk janë rezidentë në shtetin grek do të hyjnë në përputhje me procedurat duke zbatuar me rigorozitet karantinimin prej 14 ditësh në hotel.  Nje nate me pare, ne nje hotel ne periferi te Korces jane akomoduar 37 shtetas shqiptare te cilet do te qendrojne aty per 14 dite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *