E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

22-vjeçari largohet nga banesa/ Familjarët ngrejnë alarmin në polici: Ka 3 ditë s’është kthyer, ka probleme mendore

Një 22-vjeçar nga fshati Libonik i Bashkisë Maliq është larguar nga banesa duke humbur kështu kontaktet me familjarët. Bëhet fjalë për Arnold Beleshko, i cili sipas familjarëve prej tri ditësh është larguar nga shtëpia dhe jo vetëm ka humbur lidhjen me familjen, por dhe të afërm.

 

Në kushte të tilla familjarët  kanë kërkuar ndihmën e policise lokale pasi gjithnje sipas tyre 22-vjeçari është me probleme mendore.

 

Reklamë

Herën e fundit është parë në qendër të fshatit Libonik dhe ka pasur të veshur pantallona të shkurta të zeza, një bluzë dhe kapele të kuqe.

 

Policia pasi ka marrë denoncimin e familjarëve ka filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë