Subscribe

Shtohen edhe 21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetësisë Publike, Albana Fico deklaroi se në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar.

Në total numri i të konfirmuarve pozitivë ka shkuar në 539. Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar me Kurbinin, ku janë konfirmuar dy rastet e para, ndërsa rastet e tjera janë shënuar në Tiranë (4), Shkodër (11) dhe Krujë (4).

“Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.”

Në gjendje terapi intensive janë 11 pacientë, katër prej të cilëve ndodhen të intunbuar dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *