Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për manipulimin e votave dhe ka dërguar për gjykim 21 qytetarë që akuzohet se votuan më shumë se një herë.
Pas tre vitesh hetime, fillimisht të nisura nga SPAK dhe më pas kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, dosja është nisur në Gjykatë, ku do të vendoset fati për 20 komisionerë dhe një qytetar.
Në dosjen e organit të akuzës, janë evidentuar raste konkretë te manipulimit të votës. Konkretisht 19 komisionerë akuzohet se kanë votuar më shumë se një herë. Ndërsa komisioneri Armelin Zeza akuzohet se ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 qytetarëve të cilët ndodheshin jashtë vendit me qëllim ndryshimin e rezultatit .
Gjithashtu për gjykim ka kaluar edhe qytetari Shpëtim Marku pasi u provua se ka votuar në emër të babait të tij i cili ishte jashtë Shqiperise ne zgjedhjet e vitit 2017.
Ndërkohë janë pushuar hetimet për Kasem Lalën dhe Besim Bregun pasi kanë ndërruar jetë .Hetimet nisën nga SPAK lidhur me krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 me dosjen 339 ku ishte perfshire edhe grupi I Avdylajve ne Shijak. Më pas Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencë dhe dosjen ia kaloi Prokurorisë së Durrësit.





