E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

202 viktima të tjera në Gjermani në 24 orët e fundit

Ilustrim · Vizion Plus

Më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur deri tani nga simptomat e lidhura me COVID-19 në Gjermani. Sipas Institutit Robert Koch, të paktën 202 njerëz vdiqën në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin total të viktimave në 6115.

Gjermania është parë si një nga vendet më të suksesshme në përballimin e pandemisë sepse ka arritur të mbajë një numër të ulët vdekjesh krahasuar me numrin e të infektuarve.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara ka arritur 157.641, ndërsa rreth 120.400 njerëz janë shëruar.

Duhet theksuar se tani një person i infektuar në Gjermani po infekton më pak persona të tjerë, duke bërë që të ulët shkalla e infeksionit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh