Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan të Fierit

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin Beshiktashin

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën e pushuesve,...

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe Franca vendet...

200 mln euro më shumë importe vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, përfiton buxheti, dëmtohen konsumatorët

18 Mars 09:15

Ekonomia shqiptare harxhoi një vlerë rekord prej 124 miliardë lekësh (1 miliard euro) për të blerë mallra jashtë vendit me qëllim plotësimin e nevojave të konsumit të brendshëm në dy muajt e parë të vitit.

 

Rritja ishte 26.7 % më e lartë se njëjta periudhë e një viti më parë, por ajo erdhi thuajse e gjitha nga shtrenjtimi i çmimeve të larta të mallrave në tregjet ndërkombëtare se sa nga rritja e sasive.

 

Sipas të dhënave të detajuara nga databaza e INSTAT gjatë 2-mujorit, importet e mallrave në sasi shënuan rritje me 4.6%, ndërsa importet në vlerë u rritën me 26.7%. Pothuajse për të njëjtën sasi produktesh janë paguar rreth 24 miliardë lekë më shumë, apo gati 200 milionë euro më shumë, kosto që pritet të transferohet te konsumatori nëpërmjet çmimeve më të shtrenjta të produkteve.

 

Gjatë një viti, vlera e mallrave të importit është rritur pothuajse me 27% për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare. Çmimet për disa artikuj që ishin në trend rritje prej kërkesës post-pandemike u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

 

Rritja e çmimeve të mallrave të importit ndikon pozitivisht të ardhurat buxhetore, për shkak se arkëtimet neto nga tatimet që vilen në përqindje shënojnë rritje. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat në total në buxhet ishin 87.6 miliardë lekë për janar-shkurtin, me një rritje prej 26%, ose 18 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Por ndikimet negative do të jenë për konsumatorët, pasi do të duhet të paguajnë çmime më të larta për mallrat që konsumojnë e për rrjedhojë më shumë taksa mbi konsumin. P.sh. për një litër vaj luledielli me çmim 220 lekë në janar, qytetarët paguanin 44 lekë TVSH, ndërsa për çdo litër vaj me çmim 450 lekë aktualisht paguajnë TVSH, 90 lekë.

 

Rritjen më të madhe në vlerë e ka shënuar grupi i “lëndëve djegëse, minerale “ që përfaqësohet kryesisht nga nafta. Importet e këtij grupi në vlerë u rritën me 86%, ndërsa në sasi vetëm 1%.

 

“Giza dhe Çeliku”, produkti i dytë më vlerën më të lartë të importeve shihet se ka pësuar rritje si në vlerë dhe sasi në raport me një vit më parë. Sasia e gizës dhe çelikut e importuar gjatë muajve janar -shkurt ishte 29% më e lartë se vitit të kaluar, por vlera e harxhuar nga bizneset për blerjen e tij ishte 80% më e lartë.

 

Grupi i tretë me vlerën më të lartë të eksporteve ishin makineritë dhe pajisjet e tyre, me një vlerë totale rreth 8.6 miliardë lekë në 2-mujorin e parë të vitit 2022, me rritje vjetore 11.5%, ndërsa importet në sasi të këtij grupi u rriten me vetëm 1%.

 

Teksa importet u rritën për artikujt me përdorim të qëndrueshëm, u shënua rënie për disa lloj materialesh që u importuan me sasi të larta gjatë pandemisë. Disa grupe që kishin lidhje me furniturën e shtëpisë si mobiliet, krevatet, dyshekët, qilima, orë, vegla të punës, prodhimet e kashtës, materialë vegjetale etj pësuan rënie të importeve si në vlerë dhe sasi. Me zbutjen e pandemisë, rënie shënuan edhe importet e produkteve farmaceutikë.

 

Ndër produktet që kanë shënuar rënie janë drithërat, të cilat ranë në vlerë me 4.1% dhe në sasi me 21%. Vlera e importeve gjatë dy muajve të parë të vitit sinjalizon rritje të inflacionit të importuar dhe çmime mesatarisht 20% më të larta për këta artikuj gjatë periudhës në vijim./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Vendi
Tagged:
Demtim Importe Konsumator

Nga e njëjta kategori

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 18 ende aktive

më shumë...

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet nga plazhi dhe virozat

më shumë...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

më shumë...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i pandalshëm gjatë sezonit veror

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

6:41

Sherr me thika mes burrit dhe gruas...

6:31

Pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë?...

6:28

Pamje magjike në malin Etna pas vullkanit,...

6:12

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

5:58

LDK heq dorë nga Presidenti, Abdixhiku: Votojmë...

5:46

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin...

5:41

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët...

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.