E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

20 vite nuk mjaftuan për të mbyllur legalizimet, Begaj: Afati final viti 2028

Kemi dy dekada që flasim për legalizimin e objekteve informale, por ende ky proces nuk është drejt fundit, por gati në mes të tij. Konsultat e pronave tregojnë 3 arsye kryesore  pse ky proces kaq i vështirë dhe i ndërlikuar nuk ka ecur përpara.

“Çështja e legalizimit ka hasur në vështirësi dhe një prej tyre është sistemi hartografik që ende s’ka mbaruar. Mbivendosja e pronave ka sjellë dhe ngadalësimin e procesit. Ne sot nuk kemi tituj të saktë pronësie, nuk kemi një hartë të unifikuar që të gjitha institucionet të punojnë me një hartë bazike”, tha Gjergji Begaj ekspert për çështjet e pronave, gjatë një interviste në Vizion Plus.

Reklamë

Sipas ekspertit, arsyeja e dytë pse ky proces nuk po ecën me ritme të kënaqshme është edhe mungesa e stafit.

“240 mijë dosje në proces, një volum ky që kërkon një staf të dedikuar. Kadastra ka punonjës, por unë jam i mendimit që ata nuk i përballojnë dot këto dosja të akumuluara ndër vite ndaj nevojiten burime njerëzore shtesë”, shtoi Begaj.

Ndërsa  arsyeja a tretë, sipas ekspertit lidhet edhe me përgjegjshmërinë e punonjësve.

“Sot duhet të ketë rregull të qartë që për çdo aplikim duhet t’i përmbahet afati për kthimin e përgjigjes. Nëse kjo nuk ndodh nga punonjësi, ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ndryshe qytetarët nuk do t’i zgjidhin dot problemet me pronat në kadastër”, tha Begaj në Vizion Plus

Çështja e pronave është një nga problemet që vijon të mbajë peng mijëra qytetarë dhe familje. 240 mijë dosje të objekteve pa leje janë dëshmi se këto prona janë një kapital i pashfrytëzuar që as shiten, as blihen, e as vendosen si garanci bankare.

 

 

Më shumë video

Reklamë