Subscribe

Edhe kjo javë nisi me një tjetër bilanc të rëndë viktimash nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë orëve të fundit, 20 persona humbën jetën dhe u infektuan më shumë se 900 të tjerë.

 

Krahasuar me një ditë më parë ku u shënuan 36 të vdekur dhe 1600 infektime të reja, raporti ka pësuar ulje të dukshme por sërish vendi gjendet në një situatë kritike.

 

Në këto kushte, kryeministri Albin Kurti përmes një video mesazhi u ka kërkuar qytetarëve që të ndërgjegjësohen ndaj masave dhe të vaksinohen.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Sot do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve duke i shtuar i shtuar edhe 85 të tjerë, të gjitha njësitë përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve mbi 1 mijë e 600, oksigjeni qendror është shtrirë në spitalet rajonale, e sot pritet që të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina. Prandaj, i dashur qytetar mere vaksinën, mbaje maskën, distancën dhe higjienën. Bashkë ia dalim.”

 

Ndërkohë, Sindikata e infermierëve të Kosovës e ka quajtur fyes vendimin e Qeverisë që të marrin shtesa në pagë prej 60 eurosh, shumë të cilën deklaruan se e kanë refuzuar. Infermierët kanë paralajmëruar protesta dhe greva sapo të ketë një lehtësim të situats epidemiologjike në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *