Subscribe

Forcat speciale zhvilluan një aksion të befasishëm mëngjesin e kësaj të premteje në shtëpite e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi I përjetshëm.

 

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në banesat e gjyqtarëve te Apelit të Vlorës, Skënder Damini dhe Petrit Aliaj si dhe në atë të Aleks Nikollës, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, por me banim në Lëzhë.

 

Burimet bënë të ditur se në shtëpitë e gjyqtarit Skënder Damini në kryeqytet u gjetën rreth 17 mijë euro, për të cilat ai duhet të japë shpjegime mbi mënyrën se si I ka siguruar.

 

Gjyqtari Damini u shoqerua ne polici nga avokati i tij Ferdinand Ndoja dhe nje oficer i policise gjyqesore për të dhënë më shumë detaje mbi ato që u zbuluan në shtëpinë e tij të dytë.

 

Dukej qarte shqetesimi i Skender Daminit mbi kete situate te krijuar aq sa nuk mungonin edhe lotet ne syte e tij.

 

Edhe gjyqtari tjetër I Vlorës Petrit Aliaj dyshohet se ka një banesë në Sarandë që po verifikohet.

 

Burimet bënë të ditur se ndaj gjyqtarëve ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.

 

Për këtë arsye u urdhërua edhe kontrolli I shtëpive të tyre.

 

Tre gjyqtarët e Apelit I pranuan vrasësit të 4 policëve Dritan Dajti, gjykimin e shkurtuar, duke e dënuar vetëm me 25 vjet burg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *