Dy humbje jete brenda pak orësh në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy pacientë të shtruar në spital kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

67-vjeçari është rënduar papritur dhe nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Ndsërsa e moshuara nga Shkodra vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë. Në këtë mënyrë, numri i viktimave në Shqipëri që nga nisja e epidemisë shkon në 41.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *