Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të shtune edhe dy vdekje të tjera nga koronavirusi, numri i përgjithshëm shkon në 34 ndërsa 760 pacientë janë të infektuar, mes tyre edhe 10 policë.

 

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 600 teste dhe 49 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. I gjithë vendi do të vazhdojë izolimin deri mëngjesin e së hënës dhe gjatë ditëve të javës qarkulllimi do të jetë i përcaktuar në fasha oraresh.

 

Në Kosovë janë konfirmuar 23 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 250. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se 52 persona janë shëruar. Kosova numëron 7 të vdekur.

 

Ndersa Greqia është vendi më i goditur në rajonin e Ballkanit pasi 92 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe më shumë se 2 mijë janë të infektuar. Një komunitet rom prej 3 mijë banorësh në Greqinë qëndrore është vendosur në karantinë pasi të paktën 20 prej tyre rezultuan pozitivë ndaj virusit.

 

Serbia gjithashtu ndodhet në shtetrrethim pasi në të gjithë vendin janë raportuar 71 të vdekur dhe më shumë se 3 mijë të infektuar me covid 19. Ndërkohë Mali i zi numëron dy vitkima dhe rreth 300 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *