Këshilli i Ministrave nënshkruan marrëveshjen me tre kompani private për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

 

 

Lajmin e bëri të ditur zv.Kryeministrja Belinda Balluku përmes një deklarate për mediat.

 

 

Balluku tha se do të jenë 2 miliardë investime në këtë projekt ndërsa pritet të punësohen deri në 12 mijë punonjës.

 

 

“Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar.

Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *