Në Itali, të dhënat për pandeminë e koronavirusit, vijojnë të jenë të qëndrueshme.
Pacientë që kanë ndërruar jetën janë 195, duke e çuar totalin e viktimave në 31.106. Ndërkohë, personat e shtruar në spital janë në rënie, po ashtu edhe ata që kanë nevojë për kujdes intensiv.
Këtë të mërkurë autoritetet raportuan për 893 pacientë në terapi intensive, 59 më pak se dje. 12.172 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 693 më pak se dje.
Në orët e fundit, janë shëruar edhe 3.500 qytetarë të tjerë. Të infektuar në total në Itali janë 222.104 persona.