Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid në 24 orët e fundit.

 

Sipas Ministrisë, janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë. Ndërkohë një 70 vjeçar ka humbur betejën me Covid.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë, në këto bashki:
72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.
Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.
Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (24 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 191
Të shëruar në 24 orë 378
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1743
Testime totale 1,736,486
Raste pozitive 271,141
Raste të shëruara 264,287
Raste Aktive 3396
Humbje jete 3,458

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 982
Fier 548
Elbasan 378
Vlorë 330
Berat 248
Lezhë 242
Kukës 159
Durrës 139
Gjirokastër 136
Shkodër 132
Korçë 77
Dibër 25″

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *