Riatdhesohen nga Gjermania 19 azilkërkues shqiptarë. Me një fluturim të posaçëm, ata u kthyen në shtëpi pasi u kapën në shkelje të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë të tjera riatdhesime.

Duke qenë se sipas saj, shqiptarët po abuzojnë, Ministria e Brendshme do të ndërmarrë masa të reja për të penguar këtë fenomen.


“Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t’i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracionit të paligjshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *