Shtohen kontrollet nga Policia për parandalimin e futjes në vendin tonë dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Si rezultat i kontrolleve ne portin e Durresit janë sekuestruar 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike.

Pasu kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *