Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga radhët e...

Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96, SHBA ngre...

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për...

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III, radioja kërkon...

BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90...

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin...

18 vjet shtet, politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë

17 Shkurt 11:11

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në këtë ditë të shënuar, politikanët shqiptarë i kanë dërguar urime të përzemërta Kosovës. Kryeministri Edi Rama ishte i pari që uroi Kosovën, duke mos harruar liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Edi Rama: Dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj shprehu mirënjohejn për ata që sollën lirinë.

Bajram Begaj: Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT!

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia e tij theksoi se liria nuk dhurohet por fitohet me sakrificë, qëndresë dhe besim.

Erion Veliaj: Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.

E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë – drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës. Gëzuar Kosovë – qofsh gjithmonë e lirë!

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në urimin e saj theksoi se 17 shkurti është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.

Elisa Spiropali: Gëzuar Kosovë Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë!

Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj. Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi.

Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane. Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë. Gëzuar Pavarësinë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
kosove Pavarësi

Nga e njëjta kategori

“Hëna e plotë Blu” më 31 maj, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë

më shumë...

Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga radhët e bluve efektivin Ulian Shpataraku

më shumë...

Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96, SHBA ngre padi ndaj ish-udhëheqësit kuban Raul Castro

më shumë...

Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

“Hëna e plotë Blu” më 31 maj,...

10:20

Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga...

10:07

Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96,...

9:49

Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja...

9:20

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm...

9:08

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

8:29

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001...

8:13

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren...

8:03

Këto janë shenjat më inteligjente të Horoskopit

7:38

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III,...

7:19

BE miraton pagesën e parë të kredisë...

7:05

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve...

6:32

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së...

6:19

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm...

6:15

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

6:07

SHBA planifikon të tkurrë forcat në dispozicion...

5:57

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një...

5:21

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri,...

5:19

Prokuroria merr nën hetim ish-kryeministrin francez

5:10

U largua nga Shqipëria, Silvinjo: Do i...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën” vetes, dorëzon...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • “Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.