E diel, 11 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i vetmi në gjyq për shpërdorim detyre, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu 

26 persona të vrarë, mes tyre dhe fëmijë si dhe më shumë se 300 të tjerë të plagosur. Ky ishte bilanci i shpërthimit të Gërdecit, tragjedisë më të rëndë që është shënuar në Shqipëri. Këtë të dielë u mbushën plot 18 vite nga ngjarja, ndërkohë që familjarët ende kërkojnë drejtësi dhe nuk gjejnë paqe duke trokitur sërish në dyert e gjykatave për dënimin e përgjëgjësve.

Shpresa e tyre është Prokuroria e Gjykata e Posaçme. Për një kohë të gjatë, kjo dosje është një nga më të rëndësishmet e hetuara nga SPAK, ku ndryshe nga hetimet e shumë viteve më përpara, në bankën e të akuzuarve janë emra të politikave të lartë dhe të familjarëve të tyre.

Reklamë

SPAK nisi hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, por pjesë e këtij procesi kanë qënë dhe zyrtarë të tjerë të lartë si Aldo Bumçi, ish-ministër i Drejtësisë asokohë, por dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit berisha.

Mister mbetet ende shkresa zyrtare që mban shënimin për Shkëlzenin. Sipas hetimeve, djali i ish-kryeministrit kishte kryer vizita të shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte shënuar në dokumente zyrtare që lidhen me procedurat e demontimit.

Reklamë

Edhe pse në hetimet e mëparashme Gërdeci u klasifikua si aksident teknologjik, hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah deformimet që i janë bërë fakteve ku kanë dalë në dritë montimi i armatimeve të rënda jashtë çdo lloj kushti, ku punëtorët, në mesin e tyre të mitur punonin në të zezë dhe jashtë çdo lloj standarti të sigurisisë së lartë.

Ndërkohë që ende dhe sot vijojnë seancat në GJKKO, ku Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre e konsideron procesin si politik duke hedhur akuza ndaj drejtësisë se po manipulohet nga qeveria.

Paralelisht me procesin gjyqësor, SPAK, ka hapur dhe një tjetër hetim, për “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë