Subscribe

Sot është shënuar 16 vjetori i hapit të parë të ndërmarrë për krijimin e një Stationi Ndërkombëtar Hapësinor. Guri i parë i këtij “themeli” ishte një modul rus me emrin Zarya. I nisur nga toka më 20 nëntor 1998 të cilit më pas iu bashkëngjit një modul tjetër amerikan pas një marrëveshje mes palëve. Sot pas 18 vjetësh ajo është struktuktura më e madhe hapësinore e ndërtuar dhe dërguar në hapasirë nga dora e njeriut. Por si i tillë, pra is Stacion Ndërkombëtar Hapësinor u njoh më 2 nëntor të vitit 2000. Ai është planifikuar të jetë gjithnjë në ndërtim, pra në këtë stacion gjithnjë do të ketë mundësi për të shtuar një modul.

Në videon e mësipërme mund të shihni si ka ndryshuar ndër vite ky stacion.

Po çfarë është ky stacion?

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, shkurt SHN (ang. International Space Station, shkurt ISS) është një stacion orbital në ndërtim e sipër, që shërben si laborator i shumanshëm hapësinor. Ky strehim banohet vazhdimisht që nga 2 nëntori i vitit 2000 nga të paktën dy astronautë. Që nga kjo datë ekipazhi është zëvendësuar shumë herë, me një ndërkohë gjashtëmujore. Stacioni është një projekt i përbashkët i disa vendeve me agjencitë e tyre hapësinore, SHBA-të me AKAH-in, Rusisë me AHFR-në, Evropës me AHE-në, Japonisë me AHJ-në dhe Kanadasë me AHK-në. Vende të tjera si Brazili, Italia dhe Kina punojnë poashtu me SHN-në nëpërmjet bashkëveprimit me vendet e tjera.

Stacioni hapësinor gjendet në një orbitë përreth Tokës në një lartësi prej rreth 350 km, në atë që përkufizohet zakonisht Orbita e Ulët Tokësore (Loë Earth Orbit) dhe mund të shihet edhe me sy të zhveshur nga Toka. Lartësia e orbitës mund të luhasë në disa kilometra sipas rezistencës atmosferike. Stacioni «udhëton» me një shpejtësi mesatare prej 27,744 km/orë, duke përshkuar 15.7 orbita në ditë. Orbita përshkohet nga stacioni në rreth 92 minuta. Më 2 nëntor 2007 stacioni hapësinor ka kryer mëse 40113 orbita.

Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane Spejs Shatëll, anija hapësinore ruse Sojuz dhe kapsula hapësinore ruse Progres, e së shpejti nga Mjeti transportues i automatizuar, që është në fazën eksperimentale. Në këtë çast stacioni ka një aftësi strehuese për një ekipazh prej tre vetash.

Ndërtimi i SHN-së filloi në vitin 1998, kur një modul rus dhe amerikan u lidhën sëbashku.

Stacioni është vizituar nga astronautë prej 14 vendeve të botës, si edhe ishte vendmbërritja e pesë turistëve të parë hapësinorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *