Ishte 18 maiji i vitit 2015 kur 16-vjeçari Mariglen Gjonaj doli nga shtëpia për shkuar në shkollë por nuk u kthye më kurrë.

 

I mituri, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, mbante në dorë atë ditë një orë roleks dhe një varse floriri në qafë që, sipas prindërve kapnin vlerën e 10 milionë lekëve.

 

Por teksa pritej që për familjen Gjonaj të ishte një ditë normale, djali i tyre u zhduk në rrethana misterioze. Ai u rrëmbye dhe më pas u vra nga bashkëfshatari i tij 30-vjeçari Kristjan Cenaj, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

 

Krimi u zbulua pas 7 vitesh, ndërsa shkak u bënw bizhuteritw që i mituri kishte me vete. 30-vjeçari dyshohet se e mori atë me vete dhe më pas e grabiti me dhunë. Për të fshehur gjurmët, hetuesit dyshojnë se ai e ekzekutoi dhe fshehu trupin.

 

Zbardhja e ngjarjes u bë pas gjetjes së eshtrave të të miturit në prill të këtij viti në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin.

 

VEHBI BUSHATI

 

DREJTOR I POLICISË LEZHË

 

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

 

Kristjan Cenaj akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Ai u ndalua pas operacionit të koduar “Pritja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *