“Ferma Vip 2” ka rrëmbyer vëmendjen maksimale që në ditët e para të nisjes së rrugëtimit të saj, ndërsa 16 fermerët kanë dhuruar spektakël, emocione të bukura por edhe garë.
Menjëherë sapo u bënë pjesë e lojës mbrëmjen e së hënës, konkurrentët janë përfshirë në diskutime dinamike që lidhen me jetën e tyre personale, karrierën, e padyshim edhe me detyrimet që kanë ndaj jetesës në fermë.
Ishin pikërisht rregullat e thyera nga Alba ato që nisën dinamikat e para në Fermë. Fermerja hapi zarfin qe Agai i kishte dhënë Ronit, pas misionit të prezantuar mbrëmjen e së hënës duke bërë automatikisht anulimin e festës së mirëseardhjes.
Agai duket se ka nisur punën menjëherë, duke nisur sfidat dhe lojërat. Ka qenë pikërisht sfida e ndërtimit të kolibeve për tre qenushët e rinj që ju bashkuan fermës, ajo që ka angazhuar maksimalisht fermerët.
Grupi i Ronit u shpall edhe grupi fitues, i cili është shpërblyer edhe me një festë surprizë në ambientet e oborrit të fermës.
Ndërsa për skuadrën e Silvanës, që u shpall grupi i humbësve, dënimi ishte të qëndoronin të mbyllur brenda shtëpisë.
Dita ka nisur herët për të 16 konkurrentët dhe ka qenë kryeplak Albano ai që ka ndarë punët në fermë që në orët e para të mëngjesit.
Veç debateve e diskutimeve nuk kanë munguar batutat dhe energjia pozitive.
Por çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme? Cili do të jetë rezultati i televotimit të hapur natën e parë, për fermerin e preferuar të publikut? Cilat do të jenë sfidat që do të vendosin konkurrentët përballë njëri tjetrit?
“Ferma VIP 2” do të transmetohet live në orën 21:00 në ekranin e “Vizion Plus” dhe në dy kanale të dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv





