E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

140 mijë doza të tjera nga Pfizer pritet të vijnë në Shqipëri

140 mijë doza Pfizer pritet të vijnë në Shqipëri brenda pak ditëve për të vijuar procesin e vaksinimit masiv të popullatës. Pjesë e procesit u bënë edhe 25 mijë doza të tjera Sputnik V, që tashmë janë në dispozicion të mjekëve.

 

Ekspertët e programit të vaskinimit citojnë se ndër të tjera, injeksionet e 4 vaksinave kanë dhënë efekte anësore, por jo problematike.

 

Reklamë

Ndërsa, nuk kanë munguar as rastet e infektimeve disa ditë pas marrjes së dozës.

 

Vaksinimi me dozat e dyta tek të moshuarit sapo ka nisur, duke çuar në total numrin e të vaksinuarve me injeksione të plota në 21 mijë.

 

Deri më tani, janë kryer mbi 434 mijë vaksinime në rang vendi, brenda fashës mbi 60 vjeç.

 

 

Më shumë video

Reklamë