E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

130 vjet burg klanit “Duka”, gjykata: Leonard Duka, 30 vjet në qeli për vrasjen e Santiago Malkos

Shpallet fajtor dhe dënohet me 130 vjet burg në total klani “Duka”, I akuzuar për atentatin ndaj  ish- policit, Santiago Malko. Gjykata e Posaçme dha 30 vjet burg për Leonard Dukën si porositës dhe organizator i vrasjes së Malkos në gusht të 2019.

Vëllai i tij, Erlis Duka u shpall i pafajshëm për të gjitha episodet që dyshohej, kurse Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj u dënuan me nga 25 vjet secili për vrasje sipas grupit të strukturuar krimial.

Reklamë

Ekzekutimi i Santiago Malkos, ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të lojërave të fatit, një konflikt që kishte nisur që më herët mes dy miqve të dikurshëm Leonard Duka e Ervis Martinaj.

Në dosje thuhet që Malko tashmë pjesëmarrës në grupin e Ervis Martinaj, dhunoi të atin e Leonard Dukës, ndaj vëllezërit morën hak duke e qëlluar me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Ndonëse SPAK kishte kërkuar dënimin me 27 vjet për vëllain Leonardit, Erlisin gjykata nuk e gjeti atë fajtor. E ëma e viktimës së atentatit të gushtit të 2019 të hënën kërkoi dënim kapital për Dukën duke thënë se i vrau djalin në mes të rrugës, ndërsa i dënuari Leonard duka ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë