E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

13 të vdekur nga bombardimet në një kamp refugjatësh në Gaza, mes tyre 7 fëmijë

Shtatë fëmijë janë në mesin e 13 personave që vdiqën të martën në një bombardim të ushtrisë izraelite ndaj një kampi refugjatësh në Gazën qendrore.

Sipas një raporti të CNN, sulmi ndodhi pak para orës 16:00 dhe fëmijët po luanin në ambiente të jashtme.

Përveç 13 të vdekurve, nga sulmi u plagosën edhe 25 persona, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Dëshmitarët okularë folën për qindra refugjatë palestinezë që vraponin në çdo drejtim për të shpëtuar veten. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë