Subscribe

Shkon në 48 numri i shtetasve shqiptarë që kanë përfunduar karantinimin 14 ditor në hotel dhe janë larguar drejt banesave të tyre. Pas largimit te 35 qytetareve një ditë më parë nga njeri prej hoteleve ne Korce, këtë të mërkurë janë larguar nga hoteli edhe 13 shtetas të tjerë që kanë përfunduar ditët e karantinimit. Ata kanë treguar se si i kanë kaluar ditët e karantinimit dhe vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe.

“Nuk kemi lekë, nuk e likuidojme dot, cmimi me i larte nga sa na kane thene ne fillim. Cmimi qe duhet te paguajme per person eshte 350 mijë leke te vjetra”, thanë emigrantët.

Ndërkaq 36 shtetas te tjere shqiptare kane hyre ne vendin tone permes pikave te kalimit kufitar te Kapshtices dhe Qafe Thanes. Burime te siguruara bejne te ditur se 25 emigrante kane ardhur nga Greqia dhe 11 te tjere nga Maqedonia e Veriut. Ata jane karantinuar ne të njejtin hotel, e nderkohe 11 te tjere te cilat kane hyre nga Qafe Thana jane vendosur ne hotelin e peste te hapur per kete qellim ne qarkun e Korces, i cili ndodhet ne Pogradec.

Ne total, ne te gjithe qarkun jane 202 shtetas shqiptare te karantinuar pas largimit te 48 shtetasve që kanë perfunduar periudhën e karantines 14 ditore. Mes tyre ka edhe gra e femije te cilet sebashku me te tjeret do te duhet te qendrojne ne hotele sipas rregullave te vendosura nga qeveria shqiptare me qellim parandalimin e perhapjes se metejshme te covid-19 ne vendin tone.

Nga ana tjeter burimet thane se emigrantet kane qene te indinjuar per pagesat qe duhet te kryejne per akomodimin dhe ushqimin gjate 14 diteve, duke u shprehur se nuk kane te ardhura. Ata kerkojne qe Kryeministri te mare persiper shpenzimet e tyre. Burime nga pikat kufitare te qarkut te Korces bene te ditur se ka ende njerez ne kufi qe pritet te hyjne ne vendin tone dhe me pas do te karantinohen, cka duket se do te kerkoje gjetjen e te tjera ambjenteve per akomodimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *