Procesi i rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po ecën normalisht edhe pse periudha e izolimit nga pandemia ngadalësoi ritmet e punimeve. Në Fushë Krujë pritet të ndërtohen 128 shtepi individuale.

Ndërsa, kryeministri Rama pas inspektimeve në Fushë Krujë, shkoi edhe në Thumanë nga ku premtoi se në vjeshtë kjo qytezë do të jetë formësuar.

Thumana dhe Fushe Kruja janë dy nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shumë familje jetojnë ende në çadra ose në banesa me qira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *